Ish-kapiteni i Milanit transferohet te Panathinaikos

Një aventurë e re për Davide Calabrian, i cili, pasi mbeti lojtar i lirë pas sezonit të tij të fundit me Milanin dhe Bologna-n, ka vendosur të provojë fatin e tij jashtë Italisë duke pranuar ofertën e Panathinaikos.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Për të filluar një aventurë të re. Falënderoj presidentin, administratën dhe tifozët e Panathinaikos, të cilët kanë treguar se më duan. Kjo është arsyeja pse zgjodha të vij këtu dhe të përmbush pritshmëritë”, tha ai.
Për ish-kapitenin e Milanit, kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë Italisë në karrierë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



