Premier League 2025-2026/ Sulmi 250 mln £ dështoi të shënonte, Maresca optimist: Do të përmirësohemi!

Kampionët e botës në fuqi nisën fushatën e tyre në Premier League 2025-2026 me një barazim pa gola përballë Crystal Palace në “Stamford Bridge”. Edhe pse ekipi i Chelsea-t aktivizoi sot gjashtë sulmuesit, të cilët i kushuan klubit 250 milionë paund, nuk mundi që të merrte më shumë se një pikë në sytë e publikut vendas, i cili shpresonte në një tjetër rrezultat.
Në konferencën për shrtyp trajneri i Chelsea-t nuk ishte i shqetësuar nga ky takim madje u mundua që të shpjegonte se në të ardhmen të besuarit e tij do të shfaqnin tjetër nivel loje.
“Do të përmirësohemi. Sot për sot mos më pyesni se në çfarë vendi do të jemi në maj apo qershor. Unë mendoj për takimin e radhës dhe për mua fokusi është vetëm në ndeshjen e të premtes ku do të ndeshemi me Ëest Ham”, tha Maresca.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




