Aksident i rëndë në Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe 3 të plagosur

Aktualitet | 1 vit më parë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin “Shkodër-Lezhë”, ku dy makina janë përplasur me një kamion. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një 47-vjeçar humbi jetën, ndërsa mbetën të plagosur tre të tjerë, bashkëshortja e viktimës me dy fëmijët e mitur.

“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.

  • Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme