Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu: 30 infermierë të rinj i bashkohen sistemit shëndetësor përmes portalit

Sociale | 1 vit më parë

Ministrja e Shëndetësisë, Alana Koçiu, ka bërë të ditur se 30 infermierë të rinj janë përzgjedhur në kuadër të thirrjes së dhjetë të portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo theksoi se ky mekanizëm garanton transparencë dhe punësim mbi bazën e meritës, duke përforcuar sistemin shëndetësor me profesionistë të rinj e të përkushtuar.

Mes të përzgjedhurve janë infermierët, Emanuela, Jurgeni, Liridona dhe Fatjoni, të cilët tashmë shërbejnë në qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit.

 “Në thirrjen e 10-të u përzgjodhën 30 infermierë. Urojmë suksese të gjithë të rinjve që i janë bashkuar bluzave të bardha, për të dhënë kontributin e tyre me përkushtim, humanizëm dhe dinjitet”, tha Koçiu.

Në videon e publikuar nga ministrja, infermierja Emanuela Maçi u shpreh se konkurrova në portal dhe fitova vendin si infermierë në qendrën shëndetësore numër 3″.

“Konkurrova në portal procesi ishte i saktë dhe transparent fitova vendin definitiv në QSUT”, tha Jurgen Loka.

“Konkurrova në portal prita deri sa të bëheshin thirrjet pranova vendin në Dajt për infermiere definitive”, theksoi Liridona Daja.

Ndërsa Fation Bajraktari tha se “deri dje isha infermier provizor pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sot nëpërmjet portalit u emërova defenitiv. Procesi ishte shumë i thjeshtë dhe transparent”.

Ministrja uroi suksese të gjithë të rinjve që i janë bashkuar bluzave të bardha, duke theksuar vlerat e humanizmit, përkushtimit dhe dinjitetit në këtë profesion.

Portali “Infermierë për Shqipërinë”, për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë, është një prej mekanizmave që garanton transparencë në punësimet në shëndetësi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme