Zhegrova me asiste në fushë, David i përgjigjet me të njëjtën monedhë…në merkato

Drejtori sportiv i Juventusit po mendon seriozisht që të ribashkojë në Torino dyshen Zhegrova-David. Bardhezinjtë morën pak javë më parë sulmuesin e Lilës, Xhonatan David, por tani janë hedhur në sulm edhe për një tjetër lojtar të klubit francez. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, i cili nuk do të refuzonte që të bashkohej edhe një herë në fushë me kanadezin.
Comolli tundohet shumë nga fakti se për Tudor punët do të thjeshtëzoheshin edhe më shumë pasi dyshja Zhegrova-David ka treguar në Francë se funksionon. Në sezonin e fundit kanadezi ka shënuar plot dhjetë gola të përgatitur nga shqiptari. Sintonia mes lojtarëve ka kthyer David në një “sponsor” të fortë të transferimit të Zhegrovës në Torino.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




