Aksident tragjik në Afganistan, autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 70 persona

Një aksident fatal me 70 viktima ka ndodhur në Afganistan. Një autobus që transportonte afganë të deportuar së fundmi nga Irani është përplasur me një kamion dhe motoçikletë duke shkaktuar një zjarr të madh si pasojë e të cilit humbën jetën 70 persona, 19 prej të cilëve ishin të mitur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Mateen Qani ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, bëri me dije se aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme (19 gusht) në provincën Herat.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Afganistan, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe pakujdesisë së shoferëve.
Gati 1.8 milionë afganë janë kthyer me forcë nga Irani në muajt e fundit. 184,459 të tjerë u kthyen nga Pakistani dhe më shumë se 5,000 u deportuan nga Turqia që nga fillimi i vitit. Përveç kësaj, gati 10,000 të burgosur afganë janë riatdhesuar, kryesisht nga Pakistani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




