Zyrtare: Jasir Asani transferohet tek Esteghlal

Futboll Bota | 1 vit më parë

Tashmë është zyrtare: anësori i kombëtares shqiptare, Jasir Asani largohet nga Koreja e Jugut për të vazhduar karrierën në Iran tek Esteghlal.

Klubi iranin njofton se janë mbyllur me sukses negociatat me Gwangju dhe tashmë Asani është një lojtar i Esteghlal.  

“Pas negociatave midis drejtuesve të Esteghlal dhe drejtueve të ekipit të Koresë së Jugut Gwangju, Jasir Asani më në fund është ndarë nga ekipi korean dhe është lëshuar ITC për këtë lojtar që ai të luajë në Esteghlal. Asani do të mbërrijë së shpejti në Teheran”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme