Guardiola nuk largohet nga Manchester City: Rinovoj kontratën edhe për 2 vite të tjera

Angli | 1 vit më parë

Martesa midis Pep Guardiolës dhe Manchester Sitit është e destinuar të zgjasë shumë. Pas thashethemeve për një largim të mundshëm në fund të kontratës së tij në vitin 2027, trajneri spanjoll ka deklaruar se mund të vazhdojë të qëndrojë në krye të “qytetarëve”

“Kam dy vjet të mbetura në kontratën time, ndoshta do ta zgjas atë për dy të tjera. Nuk e di se sa gjatë do të qëndroj: këtë vit, pas dy vitesh apo pas katër vitesh. Për momentin, jam mirë”, fjalët e tij ofrojnë më shumë sesa një shkëndijë shprese.

Kujtojmë që Guardiola mori drejtimin  e Manchester Sitit në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë ka fituar 6 kampionate angleze, 3 Kupa FA, 4 Kupa Lige, 3 Superkupa të Anglisë, 1 Champions League, 1 Superkupë të UEFA-s dhe 1 Botëror klubesh me “qytetarët”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme