U zyrtarizua sot, Bailey dëmtohet në stërvitjen e parë dhe humb debutimin me Romën

Nisi në mënyrën më të keqe aventura e Leon Bailey me Romën. I zyrtarizuar ditën e sotme si blerja më e fundit e klubit italian, mesfushori 28-vjeçar mori pjesë në seancën e tij të parë stërvitore si lojtar i verdhekuqve pasditen e sotme.
Kjo seancë u ndërpre para kohe për lojtarin për shkak të një problemi muskulor, i cili do të vlerësohet në orët në vijim për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit.
Për momentin duket shumë e vështirë që Bailey të debutojë të shtunën e ardhshme kundër Bolonjës në “Olimpico”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



