Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2.400 objekte historike

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2.400 objekteve arkeologjike në qytetin bregdetar dhe në trashëgiminë kulturore shqiptare.

Duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe turizmin në vend, Rama bën me dije se deri në vjeshtë muzeu do të jetë gati të hapë dyert për publikun, me pavijone moderne dhe kushte bashkëkohore. Projekti synon të shndërrojë këtë hapësirë në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

“MIRËMËNGJES  nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2.400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,” shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të kthehet në një pikë referimi për studiuesit dhe dashamirësit e historisë, si edhe një nga atraksionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme