Pogradec- Makina përplas këmbësoret, ndërron jetë 62-vjeçarja, plagoset e mitura

Aktualitet | 1 vit më parë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Pogradecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësore në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes një 62-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa një e mitur ka mbetur e plagosur.

62-vjeçarja Manushaqe Gj., cila kishte ardhur nga Durrësi për pushime, së bashku me të miturën po kalonin rrugën pranë vijave të bardha në momentin kur janë përplasur nga një automjet. 

Gruaja, mori dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës, pranë qytetit të Elbasanit, ndërsa vajza e mitur pësoi lëndime më të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen ekspertimet dhe po merr dëshmitë e nevojshme për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pranë hotelit ku qëndronte viktima dhe ka shkaktuar tronditje në komunitet, duke rikujtuar rëndësinë e kujdesit dhe respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme