Nisma “Male të Pastra” më 26 gusht, Rama: Qytetarët t’i bashkohen aksionit që do zhvillohet në 10 parqe kombëtare

Aktualitet | 1 vit më parë

Më 26 gusht do të zhvillohet nisma për “Male të Pastra”, ku vullnetarë të ndryshëm mund të bashkohen për të pastruar parqet kombëtare në vend.

Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen aksionit kombëtar të pastrimit “Male të Pastra”, i cili do të zhvillohet në 10 parqe kombëtare për një natyrë më të pastër.

“Me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Fushata, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, vitin e kaluar mblodhi me qindra vullnetarë dhe rezultoi në pastrimin e qindra kilogramëve mbetje në parqet e Shqipërisë.

Këtë vit, aksioni do të shtrihet në 10 parqe kombëtare të vendit, konkretisht:

Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”,

Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”,

Parkun Kombëtar “Llogara”,

Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”,

Parkun Kombëtar “Korab-Koritnik”,

Parkun Kombëtar “Qafështamë”,

Parkun Kombëtar “Prespë”,

Parkun Kombëtar “Zagori”,

Parkun Kombëtar “Shebenik”.

Synimi është të ndërgjegjësohen qytetarët për një mjedis më të pastër, më të mbrojtur dhe më të gjelbër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme