Parandalohet një ngjarje kriminale në Kukës, dhunuan me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Kukës, ku në pranga janë vënë dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në fshati Kosharisht, ku gjatë një debati për motive të dobëta, babë e bir kanë dhunuar me sende të forta të afërmin e tyre.
Në pranga përfunduan M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç, të cilët dhunuan me sende të forta të afërmin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ata e kanë goditur 50-vjeçarin në hyrje të fshatit duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




