Zjarri në fshatin Bresnik i Poshtëm në Gramsh, arrest me burg për zjarrvënësin: “Doja të shtrija tubin e ujit për të vaditur ullinjtë”

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për një person, i akuzuar për veprën penale ‘Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’.

Prokuroria deklaroi se personi i akuzuar F.S, i ka vënë zjarrin një pjesë të pyllit për të shtrirë tubin e ujit për të vaditur ullinjtë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur më 21 gusht në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative Kodovjat, bashkia Gramsh, ku një zjarr përfshiu një sipërfaqe pylli të përbërë nga drurë të llojit “Mare” dhe “Cendel”.

Sipas hetimeve paraprake, F.S. deklaroi se kishte shkuar në zonë së bashku me babain dhe i kishte vënë zjarrin një pjese të pyllit për të pastruar terrenin me qëllim shtrirjen e një markushi uji për vaditjen e ullinjve.

Ai pohoi se e nisi zjarrin me çakmak dhe e kishte mbajtur nën kontroll deri në shuarje.

Në vendngjarje, policia sekuestroi një çakmak si provë materiale, ndërsa Prokuroria vijon hetimet ndaj F.S., duke e cilësuar veprimin si një krim të kryer me dashje. Për këtë vepër penale, Kodi Penal parashikon një dënim maksimal deri në 8 vite burg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme