Skandal në Gjermani/ Babai i Bellingham u ballafaqua me tone të ashpra me trajnerin, BVB e shpall “non grata” në dhomat e zhveshjes

Disa medie gjermane kanë publikuar sot një histori të pazakontë për kulturën e vendit në fjalë. Gjithçka ka ndodhur dje në Hamburg ku Borussia e Dortmund barazoi 3-3 me St.Pauli edhe pse deri në të 86’ kryesonte 3-1.
Konflikti nisi në pushimin mes pjesëve kur trajneri i ekipit mik, Robert Kovaç, mori vendimin për të ulur në stol Jobe Bellingham, i cili nuk shfaqi nivelin e kërkuar gjatë 45’ të para.
Ky vendim i trajnerit irritoi tej mase familjen e anglezit, i cili u transferua këtë verë në Gjermani pasi BVB i pagoi 32 milionë pund Sunderland-it.
Sipas “Sky Sports Germany”, Mark dhe Denise Bellingham, në fund të takimit, pritën në hyrje të tunelit që të dërgon në dhomat e zhveshjes, ekipin dhe aty janë ballafaquar me drejtorin sportiv të ekipit të Dortmundit, Sebastian Kehl.
Ndërsa “BILD” shton se kjo histori nuk u mbyll aty pasi Mark Bellingham kërkoi një takim me Kovaç ku nuk fshehu mërinë e grumbulluar gjatë ndeshjes. Pas këtyre episodeve drejtuesit e Borussia Dortmund ka kërkuar nga familjarët e Bellingham që të mos rikthehen më në dhomat e zhveshjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




