Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore në shtator ndaj Maltës U-15

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maltës në muajin shtator. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Maltës që këto dy miqësore të luhen më 16 dhe 18 shtator në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ndeshja e parë miqësore është programuar të luhet më 16 shtator, ora 16:00, ndërsa takimi i dytë më 18 shtator, ora 11:00.
Këto sfida do të jenë edhe testi i parë për trajnerin e ri të Kombëtares U-15, Genti Mahmuti, i cili do të ketë mundësinë të vlerësojë grupin e futbollistëve të rinj, që kryesisht përbëhet nga lojtarët e akademisë së FSHF, “Elite Youth”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




