Çiklizëm/ Vuelta e Spanjës, ekipit të Vingegaard i vjedhin 18 biçikleta

Vuleta e Spanjës, e cila këtë sezon nisi nga Italia, ku sot do të mbahet edhe etapa e tretë dhe e fundit në program të Nisjes së Madhe, ka marrë faqet e para të gazetave për shkak të një akti të rëndë që nuk ka lidhje me sportin.
Ekipit që po kryeson këtë tur, “Visma-Lease a Bike”, mbrëmjen e kaluar i janë vjedhur plot 18 biçikleta. Skuadra e Jonas Vingegaard, edhe pse ende nuk ka dhënë një shifër konkrete të dëmit të shkaktuar, ka pranuar mëngjesin e sotëm forguoni ku transportonte mjetet është hapur me forcë.
Përveç pasojave që mund të ketë në aspektin sportiv, pasi mekanikët po bëjmë gjithçka për të adaptuar disa biçikleta të tjera për çiklistët që të garojnë sot, kjo ngjarje ka edhe pasoja të rënda financiare pasi mjetet e vjedhura llogariten që të kushtojnë rreth 250.000 mijë euro.
Sot Vuelta e Spanjës zhvillon etapën e fundit në tokën italiane, atë që nis në San Maurizio Canavese dhe që do të përfundojë pas 134 kilometrash pedalim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




