Kristjan Asllani letër lamtumire për Interin dhe tifozët: Po lë një familje, këto ngjyra do t’i kem gjithmonë në zemër!

Kristjan Asllani po bëhet gati për një aventurë të re në Serie A, kur pas Empolit dhe Interit ka vendosur që të provojë veten në Torino. Mesfushori shqiptar ishte mbrëmë në “San Siro” ku ndeshej e shkuara dhe e tashmmja e tij.
Të nesërmen e këtij dueli, Asllani i është drejtuar mer një letër publike “botës” zikaltër:
“Të dashur tifozë të zikaltër, ka ardhur koha të themi lamtumirë dhe më besoni, për mua nuk është e lehtë të gjej fjalët e duhura. Të veshësh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr për të cilën kam bërë tifo që kur isha fëmijë, kur bëja tifo për ngjyrat me sy plot admirim.
Sa herë që hyja në fushën e ‘San Siro’-s, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja.
Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë, dhe për të gjithë stafin që më shoqëroi në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt.
Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë.
Po largohem nga Milani, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time: sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete. Me dashuri, Kristjan”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




