Conference League, Dinamo nxjerr në shitje biletat për sfidën kundër Jagiellonias

Conference League | 1 vit më parë

Klubi i Dinamos ka nxjerrë në shitje biletat për sfidën e kthimit kundër Jagiellonias, e vlefshme për Play Off-in e Conference League. “Blutë” u mposhtën 3-0 në ndeshjen e parë në Poloni, por në futboll nuk ka asgjë të pamundur, prandaj me ndihmën e tifozëve, djemtë e Ilir Dajës synojnë që të bëjnë përmbysjen e madhe.

Çmimet e biletave variojnë nga 1 mijë lekë në 3 mijë lekë për biletat në zonën VIP të stadiumit. Sfida do të luhet të enjten, 28 gusht në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

“Kanë dalë në shitje biletat e vlefshme për ndeshjen e Play Off-it të Conference League, FC Dinamo City – Jagiellonia Białystok. Biletat mund t’i blini çdo ditë pranë biletarisë së stadiumit “Air Albania”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme