Përcaktohet kalendari i ndeshjeve të Kombëtares U-17 në turneun “Syrenka Cup”

Nga data 4 deri më 9 shtator në Varshavë do të zhvillohet turneu ndërkombëtar miqësor “Syrenka Cup Tournament U-17”, ku do të marrë pjesë edhe Kombëtarja shqiptare U-17, së bashku me Poloninë, Rumaninë dhe Norvegjinë.
Takimet e para të turneut do të luhen më 4 shtator. Shqipëria do të përballet me Poloninë në stadiumin “GKS Pogon Stadium”, në orën 16:00, ndërsa sfida Rumani – Norvegji do të zhvillohet në “Aktywna Warszawa Stadium”, në orën 13:00.
Ndeshjet e dyta janë programuar për datën 6 shtator. Shqipëria do të luajë kundër Norvegjisë në “Sulejówek Municipal Stadium”, në orën 13:00, ndërsa Polonia do të përballet me Rumaninë në “Municipal Stadium Marszałka Józefa Piłsudskiego”, në orën 16:00.
Ndeshjet e fundit të turneut do të zhvillohen më 9 shtator, në të njëjtën orë 11:00. Shqipëria do të përballet me Rumaninë në “Municipal Stadium Marszałka Józefa Piłsudskiego”, ndërsa takimi tjetër Norvegji – Poloni do të luhet në “GKS Pogon Stadium”.
Kalendari i ndeshjeve:
Rumani – Norvegjia, 4 shtator, 13:00, “Aktywna Warszawa Stadium”
Poloni – Shqipëria, 4 shtator, 16:00, “GKS Pogon Stadium”
Norvegji – Shqipëri, 6 shtator, 13:00, “Sulejówek Municipal Stadium”
Poloni – Rumani, 6 shtator, 16:00, “Municipal Stadium Marszałka Józefa Piłsudskiego”
Shqipëri – Rumani, 9 shtator, 11:00, “Municipal Stadium Marszałka Józefa Piłsudskiego”
Norvegji – Poloni, 9 shtator, 11:00, “GKS Pogon Stadium”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




