Massimo Moratti, në terapi intensive

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital për shkak të një pneumonisë. Siç raportojnë mediat italiane, ai nuk është në gjendje kritike, megjithëse gjendja e tij mbetet serioze dhe është nën vëzhgimin e mjekëve të cilët e kanë intubuar për shkak të vështirësive në frymëmarrje.
Moratti mbushi 80 vjeç vetëm pak muaj më parë. Një festë surprizë u organizua për këtë rast, ku morën pjesë shumë ish-lojtarë si Ronaldo, Vieri, Recoba dhe Pirlo, si dhe lojtarët kyç të tripletës së vitit 2010.
Djali i Angelos, pronarit të Interit të madh, mori drejtimin e Interit në vitin 1995 nga Ernesto Pellegrini. Nën udhëheqjen e tij, klubi fitoi 16 trofe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




