Vllaznia Futsal merr fitoren e parë në Champions League

Vllaznia Futsal arriti fitoren e parë në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025/26, në grupin B, duke mposhtur skuadrën islandeze Ísbjörninn. Takimi i zhvilluar në Parkun Olimpik, në Tiranë, u mbyll me triumfin e kuqebluve 4-0.
Golat e fitores u shënuan nga Tafić, Gokaj, Lolovic dhe Mustafaj. Trajneri Arben Xhaferi e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Behari (GK), Gjoklaj, Lolovic, Gokaj dhe Tafili (C).
Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 7-të me Tafić, ndërsa Gokaj dyfishoi rezultatin në minutën e 13-të. Në pjesën e dytë, dominimi i kuqebluve vazhdoi. Lolovic realizoi golin e tretë dhe Mustafaj vulosi shifrat në 4-0.
Në mbrëmje, në orën 20:00, do të zhvillohet ndeshja tjetër e grupit B, mes Bajo Pivljanin dhe Tigers Roermond.
UEFA Futsal Champions League 2025/26
Tigers Roermond vs Ísbjörninn 12-2
Bajo Pivljanin vs Vllaznia Futsal 4-2
Vllaznia Futsal vs Ísbjörninn 4-0
Bajo Pivljanin vs Tigers Roermond
28 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park
Ísbjörninn vs Bajo Pivljanin
30 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park
Vllaznia Futsal vs Tigers Roermond
30 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




