Shkëndija dorëzohet në shtesë, mjaftohet me Ligën e Konferencës

Sport | 1 vit më parë

Shkëndija e Tetovës është dorëzuar në play-off të Ligës së Europës përballë bullgarëve të Ludogorets, ndërkohë që do të marrë pjesë në fazën në grup të Ligës së Konferencës.

Pas suksesit 2-1 në ndeshjen e parë, skuadra tetovarë pësoi dy gola brenda 25 minutave në ndeshjen e kthimit(Kurtulus 9’ dhe Chochev 24’). Por goli i Tamba 64’ vendosi gjithçka në barazpeshë përsa i përket kualifikimit dhe skuadrat iu drejtuan shtesës aty ku skuadra bullgare shënoi dhe dy herë të tjera(Takpetey 98’ dhe Bille 120’+2) për një fitore 4-1.

Megjihatë, Shkëndija mund të gëzojë fazën e grupit në Ligën e Konferencës ndërsa të premten do të mësojë dhe emrat e kundërshtarëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme