Trajneri Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjet e shtatorit ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë

rajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë.
Tekniku kuqezi ka thirrur 25 futbollistë.
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.
Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




