Drita sfidon Shkëndijën në Conference League

Kompjuteri i Monte Karlos ka zbuluar ndeshjet e Ligës së Konferencës për sezonin 2025/2026. Një udhëtim që do të kulmojë me finalen në Leipzig më 27 maj.
Shorti ka vënë përballë njëra-tjetrës Dritën e Gjilanit dhe Shkëndijën e Tetovës, që do të masin forcat në këtë turne në fazën e Ligës.
Gjuetia për titullin e fituar vitin e kaluar nga Chelsea kundër Real Betis sapo ka filluar. Datat dhe oraret e sakta për të gjitha ndeshjet do të zbulohen nesër, të shtunën, më 30 gusht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




