Tefik Osmani emërohet Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në FSHF

Tefik Osmani është emëruar Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në Federatës Shqiptare të Futbollit.
Osmani gëzon një karrierë të gjatë dhe të rëndësishme si futbollist, duke qenë pjesë e klubeve të njohura si Skënderbeu, Tomori, Partizani, Elbasani, Tirana, Teuta, Vllaznia, si dhe Metalurg Zaporizhya në Ukrainë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare.
Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Osmani ka ushtruar me sukses detyrën e drejtorit sportiv te klubet Tirana dhe Vllaznia. Në rolin e tij të ri në FSHF, ai do të angazhohet në procesin e identifikimit dhe ndjekjes së talenteve shqiptare, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, me qëllim përfshirjen e tyre në ekipet kombëtare të moshave dhe ato përfaqësuese.
Ky rol është mbajtur më parë me profesionalizëm dhe kompetencë të lartë nga Ardi Behari, i cili do të vijojë karrierën e tij në Departamentin e Edukimit në FSHF, ku do të merret me organizimin e kurseve për trajnerët dhe zhvillimin e programeve edukative. Drejtoria Teknike e FSHF-së shpreh vlerësimin e saj për punën e palodhur të bërë nga Behari në Departamentin e Skautizmit dhe për kontributin e çmuar gjatë kësaj periudhe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




