Programi i Strehimit Social, Gonxhja inspekton punimet në Vaun e Dejës: Angazhim për të përmirësuar cilësinë e jetesës

Ministri Blendi Gonxhja ishte sot (29 gusht) i pranishëm në Vaun e Dejës, ku inspektoi punimet në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social.
Sipas ministrit, ky program ka sjellë ndër vite transformime të prekshme në infrastrukturë, banim dhe standarde jetese në këtë bashki, duke u fokusuar te komunitetet më në nevojë.
“258 familje/508 banorë përfituan nga ndërhyrja emergjente për zëvendësimin e çative prej eterniti, një material i rrezikshëm për shëndetin, i trashëguar ndër vite, 90 milion lekë investim për këtë projekt jetik. 2.6 km infrastrukturë rrugore e përmirësuar në lagjet NFP, Kinoklub, Mlloje dhe Drita, me një total prej 90 milion lekësh. 24 familje kanë përfituar nga përmirësimi i kushteve të banimit, me një fond prej 27 milion lekësh. Projekti ‘Mjedë – Faza e parë’ (2025–2026) do të sjellë 2.4 km rrugë të reja dhe përfitime direkte për 102 familje, me një investim prej 75 milion lekësh”, thotë ministri.
Sipas tij, ky program është “një angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar cilësinë e jetesë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




