Macron: Nëse Putini shmang takimin me Zelenskyn, Trump duhet të përgjigjet

Botë | 1 vit më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se homologu i tij amerikan Donald Trump nuk mund të injorojë qëndrimin e shefit të Kremlinit nëse ky i fundit vazhdon të shmangë takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pavarësisht se ka rënë dakord për të në samitin e mbajtur në Alaska.

Macron theksoi se gjatë samitit në Alaska – më shumë se 10 ditë më parë – Putin i tha Trumpit se ishte gati të takohej me Zelenskyn.

Që atëherë, Moska ka shpikur justifikime dhe ende nuk është gati për një takim të tillë.

Macron theksoi se nëse takimi nuk mbahet deri të hënën e 1 shtatorit, “do të thotë që presidenti Putin është tallur me presidentin Trump (…) dhe kjo nuk mund të mbetet pa përgjigje.  Ne të dy do t’i flasim presidentit Trump … Dhe nëse javën tjetër duhet të konkludojmë se edhe një herë, pas muajve të premtimeve të prishura, asgjë nuk po ndodh – do të argumentojmë shumë qartë për vendosjen e sanksioneve parësore dhe dytësore”, u shpreh Macron.

Pas reagimeve që shkaktuan deklaratat e tij Macron tha se ai u qëndron atyre me të cilat e cilësoi liderin e Kremlinit si një “predator”.

Më 29 gusht, Kremlini përsëriti shpjegimet e tij për shmangien e takimit dypalësh midis Putinit dhe Zelenskyt.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme