Vllaznia e vajzave fiton ndaj Racing Union dhe vazhdon rrugëtimin në UEFA Women’s Europa Cup

Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing Union në UEFA Women’s Champions League, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.
Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup për sezonin 2025/26, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.
Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë realizoi tre gola me Arbiona Bajraktarit, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.
Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet, dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.
Në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave. Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




