VAR dhe polemika, Chelsea fiton derbin kundër Fulham

Java e tretë e Premier League nisi me një fitore 2-0 për Chelsean, që u ngjit në kuotën e shtatë pikëve pasi mposhti Fulhamin. Joao Pedro hapi serinë e golave në kohën shtesë të pjesës së parë, me Enzo Fernandez(me penallti) që mbylli llogaritë në minutën e 56-të.
Cottagers protestuan fuqishëm kundër golit të anuluar të King në pjesën e parë dhe penalltisë së akorduar (dhe të kthyer në gol) nga Blues në pjesën e dytë. Rishikimet e VAR nuk arritën t’i bindnin miqtë, të cilët mbeten të bllokuar në kuotën e dy pikëve pas tri ndeshjeve të luajtura.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



