Vora gjen fitoren e parë, mund Tiranën

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Vora ka arritur të sigurojë fitoren e parë në “Abissnet Superiore” duke mposhtur Tiranën  me rezultatin 3-1, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Vorakët, që ndeshjet në shtëpi i luajnë në stadiumin e Laçit, arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 35-të me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Karrica në minutën e 35-të.

Në fillimin e pjesës së dytë në skenë ngjitet edhe njëherë Karrica, i cili finalizon saktë pas një harkimi nga e djathta e Bardhit në minutën e 46-të.

Zuna në minuën e 69-të blindon fitoren e Vorës me një goditje të fuqishme, ndërsa bardheblutë shënojnë golin e vetëm me anë të  Paradinho 85’ për rezultatin përfundimtarë 3-1.

Vora rrëmben tri pikët e para, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e një pike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme