Laçi, trajneri Osmani: Meritonim më shumë

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani, në prononcimin e tij për “Super Gol” ka komentuar humbjen 2-1 të pësuar përballë Elbasanit në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”.
“Mendoj se meritonim më shumë. Evidentoj gabimin e mbrojtësit të majtë që ndikoi. Lojë e qëndrueshme në pjesën e parë, fillimi i pjesës së dytë, në 15-20 minuta, ishte konfuze. U munduam t’i finalizojmë aksionet që patëm, por arritëm, kështu është futbolli”.
“Tre ndërrime i bëmë menjëherë. Idea ishte te përqëndrimi i lojës. Xhoeli nuk do i lejonte aq lehtë me ato pasime që ndodhnin. Edhe njëkohësisht është lojtar sulmues dhe që mund të bëjë diferencën”.
“Te penalltia ishte momenti kur u veprua shpejt dhe ndoshta nuk kishte kohë. Jemi orientuar në këtë pjesë, sepse ka ndodhur disa herë në lojë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



