Rodri: Unë nuk jam Messi, City bën gabime foshnjarake!

Angli | 1 vit më parë

City ka pësuar sot humbjen e dytë në Premier League edhe pse në ekip është rikthyer Rodri. Mungesa e spanjollit vitin e kaluar ishte një alibi për lojtarët dhe stafin drejtues për rezultatet e dobta, por svijet problemet duhen parë diku tjetër.

Vetë mesfushori spanjoll pranoi sot pas humbjes me Brajtonin se shokët e tij të skuadrës nuk ishin më të kujdesshëm në fushë dhe se kishin bërë gabime foshnjarake. “Unë nuk jam Messi, rikthimi im nuk mjafton për të rikthyer City-n te fitorja. Po flasim për një sport kolektiv. Vetëm nuk bëj dot asgjë”, tha Rodri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme