“Eurobasket 2025”, Izraeli shtang Francën në Katovicë

Vetëm një ditë pas fitores së madhe përballë Sllovenisë (103-95) kombëtarja e Francës ka habitur të gjithë me humbjen e pësuar në Katovicë përballë Izraelit (69-82).
Kjo ishte humbja e parë për trikolorët nën drejimin e Frédéric Fauthoux ndërsa i komplikon tej mase rrugëtimin në Eurobasket 2025 pasi vendi i parë në Gropin D nuk është më i sigurt. Në dy ndeshjet e radhës Francës i duhen fitore përballë Polonisë dhe Islandës, por për të synuar për kreun e grupit me të zotët e shtëpisë u duhet që të fitojnë me 25 pikë diferencë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




