Merkato/ Isak rekord i ri për Britaninë, Liverpool i paguan Newcastle 130 mln £

Angli | 1 vit më parë

Transferimi i Alexandre Isak në Liverpool do të kompletohet ditën e fundit të merkatos së verës. Sipas medieve britanike klubi i “Anfield Road” dhe ai i Newcastle kanë gjetur akordin mbrëmjen e kaluar për transferimin e sulmuesit suedez, i cili prej javësh po stërvitet i vetëm në pritje që dy klubet të finalizojnë këtë marrëveshje, e cila do të jetë historike për Britaninë.

Newcastle bëri gjithçka për të bindur Isak të qëndrojë në “St James’ Park”, por sulmuesi ishte i qartë edhe në takimin e fundit që pati me krerët e klubit se kërkonte që të transferohej vetëm te Liverpool-i.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme