Forumi Strategjik i Bledit, Rama në panelin e liderëve europianë në Slloveni bashkë me komisioneren Kos
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pjesë e edicionit të 20-të të një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë, Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.
Kreu i qeverisë ishte i ftuari special i panelit “Shteti, Bashkimi Evropian dhe kampionët e së ardhmes”, ku ndau me sipërmarrësit perspektivat e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në procesin e integrimit.
Në panelin e liderëve “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo realitet?” në krah të Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, kryeministri Rama pritet të përqendrohet në rrugëtimin dhe sfidat e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga çelja e grupkapitullit të fundit të integrimit.
Forumi Strategjik i Bledit mbetet një mundësi e mirë për takime dypalëshe dhe për këndvështrime të reja bashkëpunimi. Mbi 3 mijë përfaqësues i bashkohen edicionit të 20-të të Forumit Strategjik këtë vit në Bled, gjatë punimeve në datat 1 dhe 2 shtator.
Gazetare: Denada Shkodrani
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




