Goditje e minutës së fundit, Interi rrëmben mbrojtësin e Sitit

“Ethet” e zakonshme në ditën e fundit të merkatos kanë përfshirë edhe Interin. Në “Viale della Liberazione” të Milanos, pas orësh qetësie, diçka ka ndryshuar papritur.
Marrëveshja e minutës së fundit që zikaltërit kanë arritur në këto orët e fundit të negociatave ka të bëjë me Manuel Akanjin, mbrojtësin zviceran që largohet nga Manchester City.
Ndryshe nga raportimet fillestare, kjo marrëveshje nuk ka lidhje me Pavardin, i cili mbetet në shënjestrën e Marsejës (dy klubet janë ende të largëta në lidhje me kushtet e transferimit), por nuk është e sigurt që ai do të largohet nga Milano.
Sa i përket Akanji, ai ka pranuar një transferim tek Interi, një marrëveshje që është bërë tërësisht me Cityn: zvicerani mbërrin në Itali në huazim, 1 milion euro menjëherë me një opsion blerjeje prej 15 milion eurosh që do të bëhet i detyrueshëm vetëm nëse zikaltërit fitojnë titullin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



