Aksident tragjik në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 62-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident me pasoja fatale u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Vlorë, pranë zonës së njohur si “Kripa”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Dacia” me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetase italiane 28-vjeçare, A.T., është përplasur me një kamionçinë që drejtohej nga shtetasi shqiptar F.H., 62 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kamionçina ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi A.M., është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit në Komisariat, ndërkohë që zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e pa jetë të drejtuesit të kamionçinës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




