Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme

Botë | 1 vit më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklarur se Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, ndërsa ka theksuar se hyrja e Kievit në NATO është e papranueshme për Rusinë.

Putin theksoi se, ndërsa “çdo vend ka të drejtën për një perspektivë evropiane anëtarësimi, Ukraina duhet të përmbushë të gjitha kushtet për t’u anëtarësuar në BE, në mënyrë që kriteret politike të mos mbizotërojnë mbi kriteret e përgatitjes për t’u bashkuar me bllokun”, tha presidenti rus.

Deklaratat erdhën gjatë takimit me kryeministrin sllovak Robert Fico.

Putin hodhi poshtë pretendimet e udhëheqësve evropianë se Rusia një ditë do të sulmojë më thellë në Evropë ndërsa i konsideroi provokim.

“Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd. Perëndimi po përpiqet të përvetësojë të gjithë hapësirën post-sovjetike. Akuzat për qëllimin e Rusisë për të sulmuar Evropën janë ose provokim ose paaftësi”, theksoi Putin, duke shtuar se Moska nuk ka qëllime të tjera përveç mbrojtjes së interesave të saj.

“Perëndimi, me ndihmën e NATO-s, po përpiqet të përvetësojë të gjithë hapësirën post-sovjetike. Ne duhet të reagojmë ndaj kësaj”, argumentoi Putin, ndërsa përmendi gjithashtu se Rusia po i përgjigjet sulmeve ukrainase ndaj strukturave energjetike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme