“Nuk është normale”, Shkarkimi i ten Hag ka lënë pa fjalë komisarin teknik të Holandës

Shkarkimi i Erik ten Hag nga detyra e trajnerit në Leverkusen nuk është pritur mirë në Holandë. Ky vendim i drejtuesve të bordit të Bayer 04 ka qenë objekt diskutimi në konferencën e stome për shtyp të komisarik teknik të Hoalndës.
“Më duket një vendim i nxituar. Ishte një mase drastike, nuk është normale ajo që ka ndodhur”, tha Ronald Koeman.
“Unë mendoj se kur një klub mendon për një trajner i referohet idesë të tij për futbollin. Kjo e bën speciale të gjithë këtë situatë. Të jesh trajner është një punë e vështirë”, analizoi 62-vjeçari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




