Chiesa jashtë listës Champions, Slot preferon një 17-vjeçar në vend të italianit

Qëndroi te Liverpooli dhe vendosi ndeshjen e parë të sezonit me një gol pak para fishkëllimës së fundit. Por për sezonin e dytë radhazi, ai nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve, të paktën jo në fazën e parë. Po flasim për Federico Chiesan, i cili u përjashtua nga lista e 22 lojtarëve të Liverpulit të zgjedhur nga trajneri Arne Slot për të marrë pjesë në tetë ndeshjet e para të garës evropiane.
Mungesa e italianit u vu në dukje nga mediat britanike, pasi Rio Ngumoha, 17-vjeçari që i dha Liverpulit një fitore të çmuar në ndeshjen ndaj Newcastle disa ditë më parë, u zgjodh në vend të ish-lojtarit të Juventusit.
Lista e mëposhtme e skuadrës përfshin Giovanni Leoni: Alisson, Mamardashvili, Woodman, Gomez, Endo, Van Dijk, Konate, Kerkez, Bradley, Leoni, Robertson, Frimpong, Wirtz, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Gravenberch, Isak, Salah, Gakpo, Ekitike, Ngumoha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



