Shërbim shëndetësor në banesa – Këlcyrë, grafik i posaçëm për 24 pacientët e përfshirë në program

Sociale | 1 vit më parë

Në bashkinë Këlcyrë, 24 pacientë marrin shërbim shëndetësor pranë banesave të tyre. Mjekja Entela Ibrahimi bën të ditur se është hartuar një grafik i posaçëm, i cili përfshin vizitat dhe shërbimet për secilin prej tyre.

“Kemi rreth 24 pacientë që i kemi evidentuar dhe që i marrin këto shërbime në banesa, dhe të gjitha këto janë ndarë në një plan ditor, javor dhe mujor. Kemi 3 deri në 4 vizita që bëhen nga infermieri, të cilët kanë vendosur një diagnozë infermierore dhe bashkëpunojnë me mjekun dhe punonjësin social të bashkisë.”

Ky shërbim mbulon të gjithë territorin e bashkisë, duke siguruar që asnjë pacient të mos mbetet pa kujdesin e nevojshëm.

“Në të gjithë qendrën tonë socio-shëndetësore në qytet, por edhe në zonat rurale, ofrohet shërbimi. Në situatën që jemi dhe ku ka viroza jo vetëm të stinës por edhe COVID, që situata agravohet, ne ofrojmë shërbim e novojshëm.”

Shërbimi shëndetësor pranë banesave është një ndihmë e madhe për pacientët dhe familjarët e tyre, duke lehtësuar qasjen në kujdesin shëndetësor për ata që ndodhen në kushte të vështira fizike apo sociale.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme