Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Kukës, policia në kërkim të autorit

Aktualitet | 1 vit më parë

Një konflikt mes dy personave për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kukës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit A. A.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur menjëherë veprimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërkohë që është ngritur grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Autoritetet janë në ndjekje të personit të dyshuar dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme