Dëmtohet Dembele, “luftë” mes PSG-së dhe Francës

Futboll Bota | 1 vit më parë

Luis Enrique ra nga biçikleta dhe theu klavikulën, ndërsa Ousmane Dembele dëmtoi këmbën e djathtë menjëherë pasi hyri në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes Francë – Ukrainë. Ishte një e “Premte e Zezë” për Paris Saint-Germain, që vetëm brenda pak orësh e gjeti veten me trajnerin të detyruar t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe sulmuesin që përballet me një mungesë afatgjatë.

Klubi njoftoi dëmtimin e trajnerit mbrëmë në mediat sociale – me një deklaratë të shkurtër duke i uruar gjithashtu spanjollit një shërim të shpejtë – dhe një përditësim mbi gjendjen e tij pritet sot.

Sa i përket Dembelès, ai është larguar nga ekipi kombëtar për t’u rikthyer në klub për analiza të mëtejshme, por ndërkohë, PSG ka akuzuar federatën për keqtrajtim të lojtarit, i cili iu përgjigj thirrjes pavarësisht se nuk ishte plotësisht në formë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme