Eliminatoret Botërori 2026/ Zvicrën e braktisin tifozët, për ndeshjen me Slloveninë janë shitur vetëm 9000 bileta

Botërori 2026 | 1 vit më parë

Zvicra ka nisur mjaft mirë fushatën e Eliminatoreve Botërori 2026 duke mundur 4-0 Kosovën në “St.Jakob-Park” ku ishin prezent 33.996 tifozë. Në impiantin e Bazelit, i cili ka një kapacitet prej 34,000 mijë vendesh për ndeshjet ndërkombëtare, është programuar që të luhet edhe ndeshja e dytë e vlefshem për Gurupin B të përfaqësueses helevete.

Rivalja e radhës do të jetë Sllovenia e Benjamin Sesko dhe e Jan Oblak. Por për këtë duel delikat përfaqësuesja vendase pritet që të ketë një problem të madh për të kaluar pasi deri më sot (ndeshja luhet të hënën në 20:45) janë shitur vetëm 9.000 mijë bileta.

Federata Zviceriane e Futbollit është vënë nën akuzë nga stafi i kombëtares pasi për këtë ndeshje nuk duhet që të zgjidhte këtë impiant ku Zvicra luan vetëm takimet e takimet e mëdha. Siç dihet në Bazel Zvicra ka pritur vetëm kombëtaret e mëdha ndërsa përjashtim ka bërë vetëm Kosova, e cila nuk është rivale si të tjerat falë diasporës së madhe që ka në vendin në fjalë. Sipas drejtuesve të Federatës Zviceriane të Futbollit për ndeshjen Zvicër-Kosovë nëse do të ishte e mundur, mund të ishin shitur më shumë se 50.000 mijë bileta. Për këtë problem foli edhe vetëm komisari teknik i Zvicrës. “Duhet që të kishim luajtur në Bernë. Ndeshja me Slloveninë nuk duhej të luhej në Bazel”, tha Murat Yakin.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme