Rama prezanton rrugën Qukës–Qafë Plloçë: Udhëtim më i shpejtë për juglindjen

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetin e tij social Facebook, ku ka promovuar aksin më të ri rrugor Qukës–Qafë Plloçë, një investim i rëndësishëm për infrastrukturën në juglindje të vendit.

Sipas Kryeministrit, ky aks është një lehtësim i madh për banorët e zonës dhe për të gjithë ata që udhëtojnë drejt juglindjes, duke reduktuar kohën e udhëtimit dhe përmirësuar sigurinë rrugore.

“Mirëmëngjesi dhe me opinionet e qytetarëve, të cilët kanë kaluar përmes aksit rrugor më të ri Qukës–Qafë Plloçë, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes, duke ofruar udhëtim të këndshëm dhe në një kohë më të shkurtër, ju uroj një të diel të paqtë!”, shkruan Rama në postimin e tij.

Projekti për rrugën Qukës-Qafë Plloçë nisi në vitin 2010-2011, por për shkak të gjeologjisë shumë sfiduese, u ky projekt u rishikua në vitin 2015, duke u ndryshuar 100%. Ky aks prej 43 kilometrash, lehtëson ndjeshëm lëvizjen drejt zonës juglindore të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme