Rooney snobon Ferguson dhe zgjedh Van Gaal si takticienin më të mirë me të cilin ka punuar

Wayne Rooney ka habitur të gjithë me përgjigjen e dhënë kur e pyetën se kush ka qenë trajneri që e ka ndihmuar më shumë në aspektin taktik. Shumë mendonin se ish-sulmuesi do të përmendte emrin e Sir Alex Ferguson me të cilin ka qenë në Manchester për më shumë se 400 ndeshje.
“Mund të duket e habitshme, por më i miri në aspektin taktik ka qenë Louis van Gaal. Alex Ferguson e dinte fare mirë se çfarë po bënte dhe ishte një gjeni në detyrën e tij, por në aspektin taktik Louis van Gaal ishte vite dritë larg”, tha Rooney.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




