Hjulmand do të jetë trajneri i ri i Leverkusen

Gjermani | 1 vit më parë

Bayer 04 ka shfrytëzuar në maksimum pushimin e kombëtareve pasi mësohet të ketë arritur marrëveshjen me ish-komisarin teknik të Danimarkës, Kasper Hjulmand.

53-vjeçari pritet që të zyrtarizohet brenda pak orësh ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë të premten në stolin e Leverkusen-it, të cilët presin në “BayArena” ekipin e Eintracht-in e Frankfurtit.

Për drejtuesit e Leverkusen marrëveshja me Kasper Hjulmand nuk ka qenë e lehtë pasi trajneri që prej momentit që u largua nga kombëtarja daneze, në fund të Euro 2024, bëri me dije se kishte nevojë për pak pushim. Madje në Janar hoqi dorë nga një ofertë tunduese që i kishte ardhur nga kombëtarja belge.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme