Prapaskena/ Delegacioni “France Football” takohet me Real-in në Madrid në prag të ceremonisë së radhës, palët ende larg!

Evente Sportive | 1 vit më parë

Ceremonia e fundit e “Topit të Artë” ka krisur marrëdhëniet mes Real-it të Madridit dhe “France Football”. Klubi spanjoll ishte përgatitur që të festonte triumfin e Vinicius Jr., por fituesi u shpall Rodrigo Hernández.

Real-i i Madridit ka lënë të kuptohet se ka humbur besimin në këtë ceremoni pasi mendon se ajo që ndodhi vjet “nuk reflektoi realitetin dhe se lojtari më i mirë në planet nuk u vlerësua për kontributin e dhënë në fushë”. Për të biseduar për ceremoninë e radhës, e cila do të mbahet më 22 shtator, “France Football” ka dërguar në Madrid një delegacion, i cili është takuar disa herë me përfaqësuesit e Real-it.

“France Football” i trembet një tjetër bojkoti nga ana e klubit madrilen, i cili vitin e kaluar kur mësoi se Vinicius Jr. nuk do të fitonte çmimin vendosi që të braktiste ceremoninë duke “tërhequr” Carlo Ancelotti-n, Carvajal, Bellingham, Valverde dhe brazilinin. Sipas medieve spanjolle këto takime deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme