Presidenti i Federatës së Letonisë, Vadims Lasenko zhvillon vizitë zyrtare në “Shtëpinë e Futbollit”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Letonisë, Vadims Lasenko, vizitoi këtë të martë “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të sfidës Shqipëri – Letoni që do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Gjatë vizitës, ai pati mundësinë të njihet nga afër me rrugëtimin dhe sukseset e futbollit shqiptar ndër vite, të shohë muzeun e FSHF-së dhe ambientet e saj institucionale. Presidenti Lasenko u ndal gjithashtu në kompleksin stërvitor të Kombëtares, ku pa nga afër fushat dhe infrastrukturë moderne të “Shtëpisë së Futbollit”.
Më tej, Presidenti Vadims Lasenko u prit në drekë zyrtare nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




